Taulant Ramadani, Shef i Repartit të Stomatologjisë në Gjilan: E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellë reformë të sistemit shëndetësor

Stomatologu, Taulant Ramadani, tash më ka filluar të punoj në cilësinë e Shefit të Repartit të Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ( QKMF ) në Gjilan, e që në kuadër të së cilës përfshihen edhe pikat tjera përkatëse stomatologjike në qytet dhe fshatra.

Shefi aktual i këtij reparti, Taulant Ramadani për lexuesit e Agjencisë së Lajmeve “Gjilani Info”, tha: “E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellë reformë të sistemit shëndetësor këtu ku tashmë do të udhëheq unë. Pra, është një ndryshim në rrjedhën e punës time personale, por që ka efektin kolektiv dhe benefit prurës për shërbimin”.

Sipas tij, si rrjedhojë e gjithë kësaj përfitues janë dhe duhet të jenë në mënyrë prioritare pacientët tanë, apo thënë ndryshe qytetarët tanë .

“Stomatologjia si njësi, në kuadër të QKMF-së ka specifikat e veta të cilat duhet të merren më shumë seriozitet dhe përpikëri, e që unë besoj se do të kemi edhe bashkëpunimin ndërkolegial. Siç është fakt se më mirë është të parandalosh se sa të trajtosh, në theks të veçantë do të vëhet preventiva (parandalimi), tha Taulant Ramadani, Shef i Repartit të Stomatologjisë në Gjilan.

Ai theksoi se duke bërë parandalimin evitohet prezenca e problemeve shëndetësore si dhe ngritët niveli i shëndetit në përgjithësi.

“Kam mirëpritur një pozitë të tillë, andaj me përgjegjësi të plotë edhe do të angazhohem për të zgjidhur çdo problem që pengon ecjen përpara drejtë ngritjes së nivelit shëndetësor. Do të veprohet në këtë mënyrë me qëllim që të ketë fiziologji të proceseve të punës, katalizator ky për projektet kushtuar shërbimit të Stomatologjisë”, tha ndër tjerash, Taulant Ramadani, Shef i Reparti të Stomatologjisë në Gjilan. /GJILANI INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!