Talat Xhaferi, njeriu që mori të gjitha pozitat në Maqedoni të Veriut

Talat Xhaferi del të jetë shqiptari i parë që mori postet e paprekshme nga shqiptarët në Maqedoni të Veriut.

Së pari, Xhaferi u bë Ministër i Mbrojtjes në vitin 2013, kur pati shumë reagime nga partitë maqedonase dhe maqedonasit, por edhe nga vetë partitë shqiptare që ishin në opozitë aso kohe.

Talat Xhaferi – Ministër i Mbrojtjes – Viti 2013

Nga ana tjetër në vitin 2017, në një atmosferë shumë të nxehtë, me incidente të përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Xhaferi mori besimin e deputetëve dhe u votua si Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhferi – Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, 2017

Pas gjithë kësaj, në vitin 2020 Bashkimi Demokratik për Integrim doli me fushatë për Kryeministrin e Parë Shqiptar, gjë që ngjalli shumë skepticizëm dhe reagime në opinioin.

Megjithatë, së fundmi u vërtetuan vizioinet dhe të thënat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pasi që jo më larg se sot, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po votohet kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi.

I njëjti do të jetë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 100 ditë, pra kryeministër teknik, deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

Për ndryshe, Talat Xhaferi ka qenë edhe komandant i UÇK-së në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni të Veriut.

Lajmet Talat Xhaferi, njeriu që mori të gjitha pozitat në Maqedoni të Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>