Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në New York me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon.

Kurti ka thënë se me Plenkovic kanë folur edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe mbrojtje.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit me Kroacinë.

“Gjithmonë kënaqësi për të shkëmbyer perspektiva me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic për një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe shqyrtuam mënyra për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në arsimin e lartë dhe mbrojtjen. Kosova dhe Kroacia kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer prej kohësh dhe ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë drejtim pozitiv”, ka shkruar Kurti në X.

Për këtë takim ka njoftuar dje edhe Zyra e Kryeministrit.

“Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë. Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker