Takimi me kryebashkiakët në Shkodër, Rama: Rivlerësim dhe rritje pagash për punonjësit e bashkive

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur të gjithë çështjet e diskutuara në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit në Shkodër.

Në një konferencë me gazetarët, kryesocialisti Rama ka thënë se një nga çështjet ku është fokusuar ky takim ka qenë edhe rritja e pagave për punonjësit e administratës për bashkitë më të vogla.

“Kemi diskutuar për një sërë temash me rëndësi që përbëjnë dhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE pasi është një proces që siç e kam thënë dhe nuk duhet të mëziteni nëse do të dëgjoni ta përsëris shpesh, kërkon angazhimin, këmbënguljen dhe rezultate nga të gjithë sepse nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria. Puna e qeverisë është shumë e rëndësishme, por është një pjesë e punës. Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit, të përshpejtimit të procesit të modelit të qeverisjes në të dyja nivelet dhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Kemi diskutuar një sërë temash. Ministria për Pushtetin Vendor ka bërë një parashtrim duke u nisur nga momenti i fillimit të zbatimit të reformës administrative-territoriale, një sërë të dhënash mbi këtë reformë tregoi qartë se ka qenë gjëja e duhur, por nga ana tjetër kemi disa sfida me rëndësi, ndër të cilat kemi sfidën e përafrimit të performancës së njësive të pushtetit vendor me mbështetjen nga qeveria. Kemi sfidën e një mesatareje të arsyeshme të performancës në të gjitha bashkitë sepse ka nivele të ndryshme, por nganjëherë me diferenca të forta.

Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të pagave të bashkive sepse sot janë të ndara në 5 nivele duke u bazuar tek numri i banorëve. Ne do të kalojmë në 2 nivele dhe do të bëjmë një rritje të pagave për t’i përafruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me ato të nivelit të parë, në mënyrë që ajo që po e përjetojnë një pjesë e bashkive që nuk arrijnë dot të punësojnë specialistë për shkak të pagesë së ulët, kjo barrë të lehtësohet në mënyrë të arsyeshme.

Sfidën e një mbledhje uniformë të taksës së pronës. Po ashtu, të një performancë në mbledhjen e tarifës së pastrimit. Kemi diskutuar për domosdoshmërinë e një qasje të re të bashkive ndaj një pasurie të madhe që janë pyjet. Pasi kemi garantuar një nivel të arsyeshëm mbrotjeje të pyjeve nga keqpërdorimi i kësaj pasurie, na duhet që këtë pasuri në dispozicion të rritjes ekonomike të vendit, duke filluar nga rritja ekonomike e bashkive. Kemi një plan që të gjitha bashkitë të kenë plan të mbarështimit të pyjeve. 65% e bashkive nuk kanë plane të tilla, alarmante.

Kemi diskutuar se çfarë sjell për bashkitë hyrja e Shqipërisë në këtë fazë të re, bisedimit për anëtarësimin dhe për Planin e ri të Rritjes që e angazhon Shqipërinë me një sërë programesh. Kemi diskutuar dhe për strukturën përkatëse për të shkruar dhe për të aplikuar me projekte që do të mund të sjellin të ardhura shtesë për bashkitë.

Kemi diskutuar për lehtësimin e procedurave të lejeve të ndërtimit në fshat. Që të mos kenë të njëjta procedura si ato të qytetit apo të zonave që kanë rëndësi nga pikëpamja e mbrojtjes së natyrës dhe për një qasje të koordinuar me bashkitë për procesin e legalizimeve të mbetura. Kemi një numër jo të vogël që për arsye jo dhe aq të pakuptueshme janë në bllokun e fundit të këtij procesi, por besoj se do i japim një shtysë më të madhe procesit. Në Kadastër, përmirësimet që bëhen me sistemin e shërbimit për hipotekën nuk ecin paralelisht me përmirësimin që do të bëjmë për legalizimet, na duhet dhe ndihma e bashkive.

Kemi folur për një program të madh për dixhitalizimin e bashkive dhe do të investojmë 50 milionë Euro në bashkëpunim me Bankën Botërore. Jemi fokusuar tek sezoni turistik. Shifrat e 2 muajve të parë janë përtej çdo parashikimi dhe nëse trendi do të vazhdojë kështu, atëherë numri i 10 milionë turistëve të vitit të shkuar, do të rritet në mënyrë të ndjeshme, çka do të thotë një rritje shumë e ndjeshme e volumit të mbetjeve që duhen trajtuar.

Kemi diskutuar dhe për kalendarin e ri kulturor dhe artistik që do të jetë më i pasur dhe kemi dëgjuar gjatë gjithë ditës të gjitha opinionet dhe sugjerimet e kryetarit të bashkive për çështje si këto që thashë. Një tjetër pikë ka qenë edhe ringjallja e aseteve të vjetra. Shkolla të vjetra, godina të braktisura, reparte ushtarake të mbetura në zona të caktuara për t’i futur në ekonomi përmes projekteve të pushtetit vendor. Ka qenë një mbledhje për detyrat e përbashkëta të shtëpisë”.

Lajmet Takimi me kryebashkiakët në Shkodër, Rama: Rivlerësim dhe rritje pagash për punonjësit e bashkive >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>