Takimi me Flamur Nokën, Meta: Biseduam për koordinimin e veprimit opozitar. Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën për mediat foli për takimin që ka pasur me Flamur Nokën. Meta tha se ka zhvilluar dje një takim me Nokën, duke shtuar se kanë biseduar për koordinimin e veprimit opozitar. Ai tha se zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, duke u shprehur se apelon për një mobilizim të opozitës, për të mbrojtur votën e lirë.

I pyetur nëse preferon listë të përbashkët me aktorët politikë opozitarë apo të ndarë, Meta tha se PL do preferonte të dilte me flamurin dhe logon e saj. Por ai shtoi se kjo është çështje që nuk e vë në diskutim luajalitetin e PL. “PL në cdo rast do kërkonte fitoren e opozitës. Do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL”, tha Meta.

Ilir Meta: Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025.

Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit.

Lajmet Takimi me Flamur Nokën, Meta: Biseduam për koordinimin e veprimit opozitar. Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker