Takimi Kurti – Vuçiq, vjen reagimi i parë i Lajçak
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se javën e fundit ia ka kushtuar përgatitjeve të thella për takimin që do të mbahet sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak tha se gjithçka është gati për këtë takim.
“Me takimin e nivelit të lartë të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbahet nesër, javën e fundit ia kam kushtuar përgatitjeve të thella. Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, emisari special shpreson që Kurti dhe Vuçiq, do të shkojnë me vision dhe kurajë politike.
“Bisedat tona ishin të hapura, të sinqerta dhe të rëndësishme për procesin e normalizimit. Unë gjithashtu bëra një ndalesë të shpejtë në Greqi për të diskutuar perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë. Gjithçka është vendosur për nesër dhe ne shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane”, ka shtuar ai.
Lajmet Takimi Kurti – Vuçiq, vjen reagimi i parë i Lajçak >> Rahoveci INFO.