Takimi Hamza- Abdixhiku, Avdyli: Tendencë e dështuar, të takohen për kafe edhe pas formimit të Qeverisë Kurti

Deputeti i zgjedhur, Haxhi Avdyli nga radhët Partisë Guxo pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen, i ka cilësuar si tendenca të dështuara takimet e partive opozitare rreth formimit të Qeverisë së re.

Duke komentuar takimin mes Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut i cili u raportua në media, Avdyli tha për RTV21 se takimet e tilla të opozitës janë të panevojshme sepse kushtetua e parasheh se kujt i takon mundësia për formimin qeverisë.

Ai ironizoi me takimin Hamza – Abdixhiku duke thënë ata mund të takohen për kafe edhe pas formimit të Qeverisë Kurti 3.

“Tendenca e Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhiku do të dështoj sepse qytetari iu ka dhënë verdiktin atyre, sepse ata bashkërisht të bashkuar s’mund të mbërrijnë 37% ndërsa vetëm ne vet jemi 42% dh në këtë drejtim ne do të gjëme partnerë deputetë të caktuar. Këto takime janë parakohshme të dështuara, janë të panevojshme sepse edhe kushtetua e parasheh si janë procedurat. Këta mund të takohen të pinë kafe edhe tash por mund të takohen dhe pinë kafe edhe pas formimit të qeverisë Kurti 3 sepse ata ishin janë dhe do të vazhdojnë të jenë bashkë, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja… por qeveria Kurti do të vazhdojë me punët e saj këtu s’ka dilemë”, tha Avdyli për RTV21.

Mediat kanë raportuar kandidati I PDK-së për kryeministër Bedri Hazma dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku janë takuar mbrëmë larg syrit të publikut./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker