Takimet e ndara në Bruksel, analistët thonë se po përgatiten hapa për takime të nivelit të lartë në dialog

Në këtë kohë kur janë rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë pas sulmeve të njëpasnjëshme në veri të vendit, të cilat kulmuan me sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike të vendit në Zubin Potok, shefja e re e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka ftuar në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, pa saktësuar temat e diskutimit, ka thënë se takimet vec e vec  në Bruksel nuk ndërlidhen me kornizën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Por, ka shtuar se BE-ja e ka dënuar sulmin në Zubin Potok.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar për temat që pritet të hapen nga ana e kryeministrit Kurti gjatë takimit me shefen e BE-së.

Analisti politik, Selam Shkodra, vlerëson se shefja e re e BE-së Kallas e ka prioritet dialogun e nivelit të lartë.

‘’Me faktin e se Kallas në ditën e dytë të punës së saj ka thirrur takim lë të kuptohet se ka prioritet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është tentativë për rikthimin e dialogut të nivelit të lartë për zbatimin e marrëveshjes”, tha Shkodra për rtv21.

Ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shemsi Jashari,  tha se takimet e ndara të shefes së politikë së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuciq do të shfrytëzohet për të diskutuar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut në Bruksel.

‘’ Do të jetë një takim njoftues dhe informues. Eventualisht mund të diskutohet për planin ose hapat se si mendojnë të ecët tutje në normalizim e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Për fillimin e organizimit të ndonjë takimi të përbashkët midis Kurtit dhe Vuciqit”, tha për rtv21, Shemsi Jashari, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare .

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Shkodra dhe Shemsi Jashari, e theksojnë t nevojshme që kryeministri Kurti  të hapë çështjen e sulmeve në veri të vendit, duke vënë theksin tek sulmi terrorist në Zubin Potok.

‘’Qëndrimet e Kurtit kanë qenë se nuk do të ketë takime në Bruksel pa procedimin e përgjegjëse të sulmeve. Besoj se Kurti do ta ngritë këtë cështje me zonjën Kallas me qëllim që të alarmojë për aktivitetin e kundërligjshëm dhe tentimin e Serbisë për destabilizimin e Kosovës”., tha Shkodra

‘’Në këtë takim patjetër do të zë vend edhe rasti i fundit i sulmit terrorit në kanalit e ujit. Është inkurajuese që edhe BE-ja e ka quajtur sulm terrorist. Derisa të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë nuk do të ketë përparim në dialog”, shtoi Jashari.

Kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuciq pas takimit me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, zhvillojnë takime të ndara edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Pas këtij takimit ata pritet të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka ftuar takim më 17 dhjetor në nivel  kryenegociatorësh Kosovë-Serbi./RTV21/21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker