Tahiri: Vlera e koeficientit 129 euro e shpëton ligjin e pagave

Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për, siç thotë ai, fshehjen e vlerës së koeficientit për ligjin e pagave, edhe pse ky ligj është nënshkruar nga presidentja.

“Kalon edhe një mbledhje e qeverisë edhe pasi ligji për pagat është nënshkruar nga presidentja e vendit dhe vazhdon të trajtohet në mënyrë sekrete, jo transparente vlera e koeficientit, është e papranueshme që 80 mijë shërbyes publikë të mos e dinë sa e kanë rrogën e tyre duke e ditur se ekziston një ligj. Është e papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit edhe pasi është nënshkruar nga presidentja”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media, njofton Klankosova.tv

“Ende vazhdon trajtimi tepër jo serioz e jo i përgjegjshëm që thotë kryeministri: Valla jemi duke kalkuluar. s’pati kohë ta kalkulojë gjashtë muaj dhe tash duket ta kalkulojë këtë kur është ditur rangimi i koeficienteve para 6 muajsh”, është shprehur ai.

Ai tha se ky ligj mund të shpëtohet vetëm nëse vlera e koeficientit është 129 euro, përndryshe, sipas tij, do të kontestohet ligji.

“129 euro koeficienti e shpëton ligjin, përndryshe ligji do të kontestohet… Aleanca s’e ka qëllim ta rrëzojë, sepse po u rrëzua kthehet prej fillimi, mirëpo shpëtimi i ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese e ka 129 euro vlera e koeficientit”, ka shtuar Tahiri.

Tahiri tha se kontestimin e këtij ligji kanë mundur ta bëjnë vetë me nënshkrime, mirëpo, sipas tij, arsyeja e vetme pse s’e kanë bërë këtë, lidhet me faktin se nuk e kanë ditur vlerën e koeficientit.

“Qëllimi i AAK-së nuk është ta rrëzojë ligjin, sepse është shumë i vështirë ta bësh, mirëpo konsultimi për këtë ligj kurrë nuk ka qenë më i dobët”, ka vazhduar ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!