Tahiri thotë se VV do të përgjysmohen në rezultatet e zgjedhjeve

(Lajm i përditësuar)


Tahiri thotë se VV do të përgjysmohen në rezultatet e zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duke folur në emsionin “Click” në RTV21 për zgjedhjet e 9 shkurtit tha se më të befasuarit me rezultatet do të jenë Vetëvendosje.

“Ata ende mendojnë që janë 50%, ata kanë me u befasu , do të jenë të përgjysmuar”, tha Tahiri.


Tahiri: Më 9 shkurt AAK do të dalë me rezultatin më të mirë që ka pasë ndonjëherë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri  në emsionin Click në RTV21 u shpeh i bindur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më 9 shkurt do të dalë me rezultatin më të mirë zgjedhor në historinë e saj.

“Unë e pash një sondazh që na prezantuan pardje ish bë në tri komunat jashtë Dukagjinit, Aleanca ishte  rreth 30%. “,  tha ai.

Tahiri shtoi se Aleancën e sheh në udhëheqje të Qeverisë. Kur u pyet se me kë do të bënte koalicon ai tha me partitë opozitare.


Tahiri për anëtarësimin në NATO: Shancat i kemi pasur të jemi në paketë me Finlandën dhe Suedinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emsionin Click në RTV21 foli edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ai tha se po të ishte përcjellë plani amerikan, i cili ishte në atë kohë për tabelat dhe për veriun “ne shancat reale i kemi pasur me qenë në paketë me Suedinë dhe Finalndën”

“Neve njohjet nuk na kanë ardhë që u shku naj ministër i punëve të jashtme… njohjet na kanë ardhur prej SHBA-së”, tha ai.

“Arsyeja pse Finlanda dhe Suedia kanë hy me fast track është se ato janë në kufi me Rusinë, kufri ynë është me aleatin kyç të Rusisë”, tha ai.


“Kurti spiun i Serbisë”, Tahiri: Haradinaj ka ngritur disa hipoteza për këtë deklaratë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emsionin Click në RTV21 komentoi deklaratat e Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri Kurti është spiun i Serbisë.

Sipas Tahirit Haradinaj ka ngritur disa hiptoeza, ai përmendi deklaratat e Akademisë e Shkencave të Serbisë.

“Ajo thotë se për me doboësu Kosovën , hapi i parë që duhet me bë Serbia është ta armiqësojë me perëndimin , për me dobësu Kosovën thotë duhet me portretizu Serbinë si viktimë…dhe në fund e ka lidhë me elemente tjera”, tha ai.


Tahiri: Përderisa Haradinaj themeloi ushtrinë, Kurti i lë ushtarët pa bukë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emsionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratat e zyrtarëve të VV-së të cilët thanë se AAK nuk do të jetë në kuvend pas zgjedhjeve të ardhshme.

Tahiri tha se nuk e habisin  këto deklarata, mirëpo dha një perspektivë të veten.

“Perspektiva e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kurrë në historinë e vet nuk  ka qenë më e fuqishme më e organizuar më me strukturë të fortë dhe më më argumente për të ecur përpara. Qeverisja e Aleancës në Qendër ka lënë vepra jo fjalë, përderisa Ramush Haradinaj ka themeluar ushtri ky zotëria e le ushtrinë pa bukë, përderisa ky e ka pavarësu Trepçën me status ky ja jep rrogat me 40%, përderisa ky e ka ndërtu një urë në Saradran, Qeveria e Ramush Haradinaj ka ba autostrada dhe rrugë gjithandej…”, tha Tahiri.


Tahiri: Është e tmerrshme ku ka ardhë Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri  tha se bashkësia ndërkombëtare nuk kanë besim në Qeverinë e Kosovës.

Sipas Tahirit besimi ka filluar të humbë kohë më parë.

“Është e tmerrshme ku ka ardhë Kosova, një vend i cili është në të drejtën e vet është në shtetitn e vet, i cili ka paguar çmim për këtë shtet, i cili ka punuar shumë t’i mbërrijë këto të arritura me ta pru punën me qenë si shtet nën sanksione ekonomike të BE-së dhe shumë është problem edhe këto me u hjek “, tha Tahiri në emisionin “Click” në RTV21.


Tahiri e cilëson të rëndësishme vizitën e Kasanof në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duke folur për vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në Kosovë e cilësoi këtë vizitë si të rëndësishme.

“Dhe shpresoj se roli i SHBA-së do të jetë jashtëzakonisht më i madh”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21.

Kasanof do të takohet të premtën me përfaqësuesit e opozitës, derisa sot zhvillojë takime me udhëheqësit e shtetit.


Tahiri: Kosova nuk është temë në KiE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 tha se se Kosova nuk është me temë e organizatave botërore e as e Këshillit të Evropës.

“Nuk ekziston si temë, atje debati diskursi ka të bëjë me luftën në Ukrainë, me luftën në Lindjen e Mesme, ka të bëjë me një problem shumë madhor në mes të Azerbejxhanit dhe Armenisë, ka të bëjë me zhvillimet në Amerikë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se s’ka asnjë dilemë që do të pritet deri në maj që Kosova të jetë pjesë e diskutimeve në Këshill të Evropës.


Tahiri: Duhet të hetohet se a ka pasur vendim qeveritar për ndalimin e mallrave serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21  tha se duhet të hetohet se a ka pasur vendim qeveritar për ndalimin e mallrave serbe.

“Në qoftë se ka pasur cila ka qenë lista e produkteve kurrë s’është publike,  cila është lista e produkteve të cilat kanë mundur të hyjnë dhe të cilat nuk kanë mundur të hyjnë, dhe cili është instrumenti i shtetit të Kosovës ndaj atyre produkteve për shkak se ato produkte munden me pas efekte të ndryshme në sektorë të ndryshme.”, tha Tahiri duke pyetur se prej krejt kësaj çka fitoi Kosova?!


Tahiri thotë se kryeministri e di për përgjimet : Pa izën e tij nuk merret asnjë hap

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 ngriti pyetje se pse është fshehur një marrëveshje siç tha ai e partisë në pushtet me Listën Serbe.

Duke iu referuar bisedave të publikuara të shefes së Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq tha se nuk ka mundësi që kryetari i partisë në këtë rast kryeministri Kurti të mos jetë në dijeni për këto biseda.

“Pa izën e Kurtit, e pa izën e partisë politike aty një hap nuk merret. A mendoni që Kusari Lila e udhëheq grupin parlamentarë të VV-së?  Jo bre është me koordinatë me instruksion me të gjitha elementet që ndërlidhen sepse të gjitha partitë funksionojnë kështu. Nuk mundesh me pas një diskutim të tillë pa e pasë mbështetjen pa e vu në dijeni dhe pa e marrë aminin prej shefit tënd në këtë rast Albin Kurtit”, tha Tahiri.


Tahiri: Si mund të diskutojë subjekti politik që udhëheq vendin me dikë që është në listën e zezë të Thesarit Amerikan

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për përgjimet e publikuara të shefes së GP të VV-së Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq, tha se shpërfaqin se nga dita e parë ka pasur një marrëveshje të fshehtë.

“E ne nuk dijmë çka po fshehet mes këtyre etniteteve. Për më keq, gjendjen e bën edhe më të keqe fakti se bisedat me Radojiçiqin kanë ndodhur në kohën sa personi ka qenë në listën e zezë të Thesarit Amerikan, dhe ka qenë i përndjekur në arrati, si mund të diskutojë një subjet politik që udhëheq vendim me një person i cili është në arrati është në listën e zezë, për tema minore të cilat e prekin një ligj tepër të rëndësishëm siç është ligji për Pagën Minimale”, tha Tahiri.


Përgjimet Kusari Lila- Radojiçiq, Tahiri: Nesër në ora 12:00 do të kemi përballje me të vërtetën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 foli rreth debatit të nesërm paralamentar të thirrur nga opozita lidhur me përgjimet Radojiçiq- Kusari Lila.

“Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë nuk do të mund të tejkalohet  kjo situatë pa e diskutuar në aspektin përmbajtjesor dhe pa e pasur një ballafaqim..për ne mashtrimi shpërfaqet dhe luftohet vetëm me të vërtetën”, tha Tahiri.

“Ky përgjim shpërfaq një të vërtetë dhe ajo e vërtetë është që shtetit të Kosovës iu ka dhënë një thikë pas shpine me një marrëveshje siç shihet konfidenciale sekrete ku flitet edhe për kushtëzime, gjitha këto tema do të diskutohet nesër , ne u munduam me fut edhe sot në rend të ditës, nuk pati një qasje normale vazhduam me mbledhjen e nënshkrime dhe nesër në ora 12: do të kemi ballafaqimin me të vërtetën”, pohoi Tahiri./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker