Tahiri thotë se me këtë Qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se me “Qeverinë Kurti, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e të cilës votat i kemi që nga koha e qeverisjes tonë”.

Këto komente, Tahiri i bëri pas deklaratave të ambasadorit gjerman Joern Rohde ku kritikoi Kosovën për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

“Me këtë Qeveri Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit te Evropës, për anëtarësimin e te cilës i kemi votat qe nga koha e qeverisjes tone- Ambasadori gjerman Rohde shpjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit te Deçanit nuk do te ketë anëtarësim!”, shkruan ajo në Facebook.

Ai në një intervistë për emisionin, “Kallxo Përnime”, ka shtuar se pa respektuar vendimet e gjykatës, Kosova s’mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Kosova është i vetmi shtet që nuk është anëtar në Evropë, edhe pse disa shtete rishtazi janë larguar, por se dallimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën më të mirë se si të arrihet ky synim sa më shpejt që është e mundur dhe ne kemi thënë publikisht që Këshilli i Evropës është organizatë e sundimit të ligjit dhe mos zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës suaj të Lartë është shkelje e qartë e sundimit të ligjit dhe jo mënyra më e mirë për ta arritur këtë synim sa më shpejt që është e mundur”, tha Rodhe.

Më 19.05.2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur për kthimin e 24 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit.

Kërkesë e njëjtë me të ambasadorit gjerman, është bërë edhe nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, më 23.01.2024.

Këtë vit bëhen dy vjet që kur Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Kjo organizatë luan rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke mbështetur vendet e interesuara në kryerjen e reformave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për aq sa këto reforma janë të nevojshme për mbylljen e zgjerimit.

U themelua më 1949 dhe mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe të drejtat e minoriteteve në vendet anëtare.

Organizata ndihmon vende të ndryshme në luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit dhe në zbatimin e reformave të nevojshme gjyqësore.

Lajmet Tahiri thotë se me këtë Qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>