Tahiri: Si mund të diskutojë subjekti politik që udhëheq vendin me dikë që është në listën e zezë të Thesarit Amerikan

(Lajm i përditësuar)


Tahiri: Si mund të diskutojë subjekti politik që udhëheq vendin me dikë që është në listën e zezë të Thesarit Amerikan

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në i në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për përgjimet e publikuara të shefes së GP të VV-së Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq, tha se shpërfaqin se nga dita e parë ka pasur një marrëveshje të fshehtë.

“E ne nuk dijmë çka po fshehet mes këtyre etniteteve. Për më keq, gjendjen e bën edhe më të keqe fakti se bisedat me Radojiçiqin kanë ndodhur në kohën sa personi ka qenë në listën e zezë të Thesarit Amerikan, dhe ka qenë o përndjekur në arrati, si mund të diskutojë një subjet politik që udhëheq vendim me një person I cili është në arrati është në listën e zezë, për tema minore të cilat e prekun një ligj tepër të rëndësishëm siç është ligji për Pagën Minimale”, tha Tahiri.


Përgjimet Kusari Lila- Radojiçiq, Tahiri: Nesër në ora 12:00 do të kemi përballje me të vërtetën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 foli rreth debatit të nesërm paralamentar të thirrur nga opozita lidhur me përgjimet Radojiçiq- Kusari Lila.

“Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë nuk do të mund të tejkalohet  kjo situatë pa e diskutuar në aspektin përmbajtjesor dhe pa e pasur një ballafaqim..për ne mashtrimi shpërfaqet deh luftohet vetëm me të vërtetën”, tha Tahiri.

“Ky përgjim shpërfaq një të vërtetë dhe ajo e vërtetë është që shtetit të Kosovës iu ka dhënë një thikë pas shpine me një marrëveshje siç shihet konfidenciale secrete ku flitet edhe për kushtëzime, gjitha këto tema do të diskutohet nesër , ne u munduam me fut edhe sot në rend të ditës, nuk pati një qasje normale vazhduam me mbledhjen e nënshkrime dhe nesër në ora 12: do të kemi ballafaqimin me të vërtetën”, pohoi Tahiri./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker