Tahiri nga Këshilli i Evropës flet për zgjedhjet e mbajtura në Serbi

Shefi i deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është lajmëruar nga Strasburgu nga një mbledhje e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka bërë të ditur se aty po diskutohet raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi dhe potencon se është konkluzion i përbashkët që zgjedhjet s’kanë qenë të lira dhe se demokracia është në rrezik.

Ai ka paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve do të ketë takime dhe se do të bëhet përpjekje për të përçuar mesazhin se Kosova e meriton anëtarësimin.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për momentin është duke u diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik.

Gjatë këtyre ditëve, Kosova do të ketë disa takime, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të përçojmë mesazh unifikues dhe të argumentuar, që Kosova e meriton anëtarësimin.

Këto ditë do të jenë të rëndësishme dhe do të angazhohemi më shumë që të përçojmë këtë mesazh.

Lajmet Tahiri nga Këshilli i Evropës flet për zgjedhjet e mbajtura në Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>