​Tahiri: LVV-ja është humbësja më e madhe nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,  tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë humbësja më e madhe në rast se do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ai akuzoi LVV-në se qëllimshëm po e bllokon konstituimin e Kuvendit, derisa shtoi se e njëjta s’ka shumicë parlamentare.

“Humbësi më i madh i këtyre zgjedhje ka me qenë LVV-ja. Shihet qartë se s’kanë partner me qeverisë dhe duke marrë parasysh matjet e opinionit publik e ka rënien më të madhe… Këtu nuk jemi të bllokuar te partitë të tjera, por jemi të bllokuar te partia e parë. Duke qenë se është në të drejtën e saj për të bërë propozimin dhe s’ka shumicë parlamentare atëherë kanë vendosur me blloku situatën. Këtu nuk mund të bllokojë situatën asnjë parti tjetër, përveç LVV-së. Atyre ju takon të marrin veprime, ne kemi hapur rrugë siç ka thënë kryetari i PDK-së disa herë se janë disa figura që mund të votohen nga PDK-ja, por këtë rast zotëri Kurti e ka bllokuar situatën”, tha ai.

Këto komente Tahiri i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendi, në përpjekjen e 36-të të konstituimit të Kuvendi të Kosovës

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker