Tahiri-Kusarit: Kush ju kanë dhënë dhurata fëmijëve të Radoiçiqit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në seancën e jashtëzakonshme sot i bënë thirrje shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mimoza Kusari-Lila për të zbuluar se kush janë ata njerëz që kanë marrur pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit.
“Është vërtetë fatkeqësi e madhe me pa këtë kuvend dhe me pa një shumicë prej 50% të cilat i ka fituar zgjedhjet dhe t’i ikë ballafaqimit me të vërtetën. Këtë nuk e kemi parë asnjëherë në të kaluarën dhe shpresoj që të jetë hera e fundit që po e shohim kështu, Kuvendi ku do të duhej të ishte z. Kusari-Lila së bashku me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të cilën na kanë sjellur në këtë Kuvend Milan Radoiçiqin, të jenë sot dhe të ballafaqohen me të vërtetën. Ajo që është shumë e rëndësishme dje pikërisht në këtë foltore z. Kusari-Lila, pati edhe aludime që do të nxjerrin edhe fotografi, dhurata dhe pamje nga përurimi i shtëpisë së Radoiqiçit me zyrtarët e shtetit të Kosovës”, tha Tahiri.
Tahiri i bënë thirrje Kusari -Lilës të zbulojë se kush janë personat që ju kanë dhënë dhurata fëmijëve të Radojçiqit.
“I kam bërë thirrje edhe dje dhe i bëjë thirrje edhe sot që është në interes të shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës për t’u parë se kush janë ata njerëz që kanë marrur pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit dhe kush janë njerëzit që kanë dërguar dhurata për familjen dhe për fëmijët e tij. Sepse një gjë e tillë e cënon sigurinë kombëtare të vendin tonë”, deklaroi ai. /21Media