Tahiri kritikon Qeverinë, “për çfarë qeverisje të mirë po flasin”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, derisa ka shtruar pyetjen se “për çfarë qeverisje të mirë po flasin” ka thënë se Kosova është vendi me pagat më të ulëta e me çmimet me të larta të rrymës.

Tahiri ka përmendur edhe disa çështje tjera: “Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale; Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg; Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë; Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor; Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon; Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik; Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’; Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri; Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues”.

Ai këtë reagim e ka bërë pas takimit të Kurtit me raportuesen për Kosovën në PE, Viola von Cramon.

“Deputetja e parlamentit evropian, Viola von Cramon, ju dëgjoi mbrëmë në takim, ndoshta edhe e ka pa kumtesën për media nga kryeministria, por mos harroni, ajo ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza koti!”

Lajmet Tahiri kritikon Qeverinë, “për çfarë qeverisje të mirë po flasin” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>