Tahiri: Janë 10 kërkesa që nuk janë trajtuar për buxhet nga komunat me udhëheqje nga AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka thënë se 10 kërkesa për buxhet nga komunat të cilat udhëhiqen nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës.

Kërkesat e komunës së Rahovecit të cilat nuk janë trajtuar janë gjashtë, kërkesat që vinë nga komuna e Gjakovës janë tri dhe është një kërkesë që vjen nga komuna e Deqanit, ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Tahiri parashtron këtë pyetje në seancë në Kuvend, a ka mundësi një sqarim rreth kësaj teme?

“E kërkova fjalën për procedurë sepse informacionet të cilat unë i kam prej kolegut deputetit që është në Komisionin për Buxhet dhe Ekonomi Pal Lekaj, tregojnë që ka një shkelje procedurale të plasimit të këtij buxheti në këtë seancë dhe kjo ndërlidhet me mos trajtimin dhe mos sjelljen në kuvend të kërkesave buxhetore që vinë nga organizatat buxhetore, në këtë rast unë flas për kërkesat që vinë nga komunat të cilat udhëhiqen nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës janë kërkesa të komunës së Rahovecit të cilat nuk janë trajtuar janë gjashtë, kërkesat që vinë nga komuna e Gjakovës janë tri dhe është një kërkesë që vjen nga komuna e Deqanit. A ka mundësi një sqarim rreth kësaj teme? /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker