Tahiri: Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas mosekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kjo është shkelje e dinjitetit të shumë familjeve që mezi arrijnë të ia dalin nga muaji në muaj.
“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari.”, ka shkruar ai.