Szunyog: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në Veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u shpreh i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë.

“I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”.

Ai bëri thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok e në Zveçan.

“I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”.

Szunyog  tha se “mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.

Krijimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve nga Qeveria e Kosovës në katër komunat veriore ishte pikë e marrëveshjes së dakorduar mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në Bratisllavë.

Lajmet Szunyog: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në Veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>