Sylvinho: Spanja ka shumë cilësi, por ne kemi futbollistë ambiciozë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho foli për mediat para sfidës së nesërme ndaj Spanjës, bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti.

Ai tha se iberikët kanë shumë cilësi dhe lojtarë të rrezikshëm, por edhe Shqipëria ka futbollistë ambiciozë.

“Jam i lumtur. Shumë njerëz kanë menduar se mund të pësojmë gola dhe ndeshja e fundit s’do të ketë rëndësi. Nuk ndodhi ashtu. Ne përfaqësojmë vendin tonë, ne jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Këtë ndeshje nuk do e harroj. Është ndeshje me rëndësi”, tha ndër të tjera braziliani.

“Kemi bërë një lojë të mirë për të ardhur këtu. Një mundësi e madhe për ne dhe do të tentojmë që të dalim në fushë dhe të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë. E dini më mirë që Spanja në ADN-në e vet, ka shumë cilësi në mes të fushës dhe jo vetëm pasi skuadra spanjolle ka lojtarë që janë të rrezikshëm dhe të mirë, si në qendër ashtu edhe në krah. Ka më shumë cilësi sa i përket skuadrës dhe lojtarëve që luajnë në krah dhe qendër. I kam vëzhguar muajt e fundit që kur është hedhur shorti, janë të mirë dhe në mbrojtje. Krijojnë shumë pak hapësirë dhe gjatë kohës që qëndrojnë para topit. Kam dëgjuar se Spanja mund të jetë skuadra më e mirë në grup. Kemi përballë një skuadër të vështirë, dhe lojë të vështirë por kemi lojtarë ambiciozë dhe jemi shumë të ekzaltuar dhe presim të luajmë një lojë të mirë kundër Spanjës”, u shpreh Sylvinho.

Nga ana tjetër, kapiteni Berat Gjimshiti foli për ndeshjen me spanjollët.

“Është një sfidë ndaj një ekipi shumë të fortë, por besoj se të gjithë çunat janë gati për sfidën. Gjëja më e rëndësishme është se jemi akoma në garë për të kaluar grupin dhe do të bëjmë maksimumin për të “bezdisur” Spanjën. Formacioni nuk ndikon aspak, pasi edhe formacioni i dytë i Spanjës është në të njëjtin nivel. E dimë kë kemi përballë dhe nuk mendojmë aspak se ata do të luajnë me ekipin e dytë dhe po përgatitemi njësoj, sikur luajmë kundër titullarëve”, tha kapiteni

Gjimshiti komentoi edhe dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA, pas thirrjeve me tifozët në përfundim të ndeshjes ndaj Kroacisë, gjë që i kushtoi pezullimin.

“Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku bëri një gabim dhe kërkoi falje, por tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen. Do të kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është më e rëndësishmja. Asgjë nuk është e pamundur në jetë dhe këtë e kam mësuar gjatë karrierës time, por patjetër do të jetë një ndeshje e vështirë, pa dyshim më e vështira në grup dhe siç thashë do të japim maksimumin për një kualifikimin historik. Nuk jam këtu për të folur për çështje politike, këto janë çështje që merret UEFA. Jam këtu për të folur për ndeshjen e nesërme. Jam i sigurt se do të kemi shumë tifozë të pranishëm nesër dhe do të japim maksimumin për ta”, tha Gjimshiti.

Lajmet Sylvinho: Spanja ka shumë cilësi, por ne kemi futbollistë ambiciozë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>