Sylvinho jep arsyet pse nuk ftoi Dakun dhe Mujën

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se kishte tre muaj që e ndiqte Arbër Hoxhën, ndërsa për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën ka thënë se janë të rëndësishëm ani se nuk i ka ftuar.

Shqipëria luan dy ndeshje miqësore, kundër Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars), dhe trajneri brazilian ka folur për futbollistët e grumbulluar.

Afrimin e fundit, Hoxhën, e ka quajtur futbollist interesant.

“Kemi marrë dhe Arbër Hoxhën, i cili është një lojtar shumë interesant. Kemi tre muaj që e vëzhgojmë nga afër, është një lojtar që luan në krahun e majtë, por këmbën e preferuar ka të djathtën. Kur të vijë këtu, do ta shohim nëse ai mund të luajë edhe në pozicione të tjera”, ka thënë ai.

Më pas është ndalur edhe te daku e Muja.

“Këtë herë nuk do të jenë me ne Daku, Muja dhe Gjasula. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët i kemi në konsideratë dhe janë në planet tona. Por ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në këtë moment. Dakun, Mujën dhe Gjasulën i vlerësojmë, por ne nuk mund të marrim dot 30 lojtarë me vete në këto dy ndeshje, pasi duhet t’i japim mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, t’i vëzhgojmë nga afër se çfarë kanë mundësi të bëjnë”, është shprehur braziliani.

Sylvinho ka folur për rëndësinë e dy ndeshjeve miqësore.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për fazën finale të Europianit, por jo vendimtare. Nuk duhet të harrojmë që ka një rrugëtim të çdo lojtari për të ardhur deri këtu. Të gjitha skuadrat kanë marrë nga 25-26 lojtarë dhe ndoshta dhe më shumë dhe ky është momenti që ne të provojmë sa më shumë elementë”, ka thënë ai.

Lajmet Sylvinho jep arsyet pse nuk ftoi Dakun dhe Mujën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>