Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ka nisur zbatimi i vendimit të ministrisë që ai udhëheq për konvertimin e patentë-shoferëve që lëshohet nga strukturat serbe, që Kosova i konsideron ilegale, në ato të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se vetëm më 10 maj, 29 qytetarë nga nëntë komuna të Kosovës kanë konvertuar këto dokumente.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë-shoferë të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës njoftoi se MPB nxori vendim që u mundëson qytetarëve të konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Më 7 maj, MPB-ja bëri të ditur se kalimi në patentë-shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim, sipas MPB-së, janë letërnjoftimi, origjinali i patentë-shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë-shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë-shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS “në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, raporton REL.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se ky vendim do të jetë i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024.

Lajmet Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>