Sveçla takohet me Peachin, flasin për sigurinë e veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në veriun e vendit.

Sveçla ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë dhe përshëndeti gatishmërinë e tyre për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

Ky takim u vlerësua nga të dyja palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e sigurisë në Kosovë, duke përmirësuar kështu ambientin e sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pos Sveçlës, Peach u prit në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Lajmet Sveçla takohet me Peachin, flasin për sigurinë e veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>