Sveçla: Suksesi i Policisë është dëshmi se Kosova nuk është zonë sigurie për kriminelët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përgëzuar Policinë e Kosovës, për operacionin e suksesshëm për kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, gjatë ditës së diel.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro,” ka shkruar Sveçla.

Sipas tij në postimin e bërë në Facebook, ai është shprehur se ndaj krimit dhe ilegalitetit ka “luftë”.

Teksa suksesin e Policisë së Kosovës e quan dëshmi se vendi nuk është zonë sigurie as për kriminelët e as për çfarëdo lloj krimi.

“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti,” ka shkruar Sveçla.

Lajmet Sveçla: Suksesi i Policisë është dëshmi se Kosova nuk është zonë sigurie për kriminelët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>