Sveçla: Nuk ka ikje masive të qytetarëve jashtë vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta.

Sipas tij, këto raportime janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve apo flukse të autobusëve.

Ai ka theksuar se këto janë vetëm raporte dezinformuese nga ato siç thotë ai “media të papërgjegjshme” duke shtuar se këto “dezinformime” po përdoren pastaj për qëllime dashakeqe nga Serbia.

“Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia. Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka njoftuar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti,  në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njejtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka vijuar ai.

Tutje ai ka thënë se procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme teksa ka falënderuar stafin e Aeroportit, zyrtarëve tanë policor atje si dhe zyrtarët policorë në pikat kufitare.

“Natyrisht, ju bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre”.

Ky reagim i tij vjen pasi u raportua se rreth 400 autobusë në ditë po nisen drejt shteteve të Evropës nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, por kjo u demantua nga Stacioni i Autobusëve, të cilët thanë se aty janë llogaritur edhe nisjet ndërurbane.

Lajmet Sveçla: Nuk ka ikje masive të qytetarëve jashtë vendit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>