Sveçla njofton sindikatën se disa nga kërkesat e PK-së janë në procedurë

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se në takimin e kreut të sindikatës Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti me Ministri i MPB-së Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, janë diskutuar të gjitha kërkesat e Sindikatës të cilat janë paraqitur edhe më herët në takimet paraprake.

Në këtë takim, sipas komunikatës, Sveçla ka njoftuar se disa nga kërkesat e Policisë janë në procedurë.

“Sa i përket kushteve dhe mirëqenies së pjesëtarëve të policisë, Ministri na informoj se kërkesat që janë paraqitur nga sindikata, disa prej tyre janë në procedurë të realizimit siç është Ligji për Sigurim Shëndetësorë, Ligjit për pensionim në moshën 55 vjeçare në Policinë e Kosovës, kërkesa për staf deficitar që për këtë është formuar një komision Qeveritar dhe do të dalin me një vlerësim konkretë në kohë sa më optimale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, u njoftuam edhe për realizimin e transportit për të gjithë pjesëtarët e policisë që udhëtojnë larg nga vendbanimi i tyre, se deri në Muajin Qershor të këtij viti do të kompletohen me disa minibus të rijnë për transportin në relacione të gjata në gjithë vendin.

“Sa i përket shtesës në pagë, përvojës së punës dhe aty ku ka pasur zbritje page për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, për këtë çështje do të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për të cilën u deklarua edhe Ministri se do të zbatohet çdo vendim i gjykatës”, thuhet tutje në komunikatën e Sindikatës.

Po ashtu Ministri i MPB-së u zotua se në suaza të kushteve dhe mundësive buxhetore do të punojë në përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës.

Nga Sindikata u shpreh edhe shqetësimi i proceduarve hetimore që po i ndjekin Inspektorati Policorë i Kosovës ndaj zyrtarëve policorë, sidomos hetimi për masa disiplinore.

Nga ky takim dolëm me dakordimin që të kemi takime të vazhdueshme drejt realizimit të kërkesave të Sindikatës së Policisë së Kosovës për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës.

Lajmet Sveçla njofton sindikatën se disa nga kërkesat e PK-së janë në procedurë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>