Sveçla e konfirmon se iu ndalua hyrja në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Serbia e ka refuzuar kërkesën e tij për ta vizituar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, “pa asnjë arsye”.

Sveçla ka shkruar në Facebook se “ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”.

“Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, shkroi ai.

Sveçla shkroi se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, Kosova do të veprojë “mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona”.

Ai tregoi se më 29 dhjetor, Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e kishte ftuar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Sipas agjendës, ishin planifikuar takime në selitë e Këshillit në tri komuna si dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi. Me kënaqësi kam pranuar ftesën dhe kam filluar përgatitjet”, ka treguar ai.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye spjegim”, shkroi ministri.

Lajmet Sveçla e konfirmon se iu ndalua hyrja në Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>