Sveçla: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e Deharit janë të pashmangshme

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka përkujtuar Astrit Deharin në 7 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai ka thënë se mungesa e Deharit është e madhe, derisa shtoi se zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët.

“Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme”.

Ai ka thënë se idealet e Astrit Deharit do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet e përditshme.

“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin”.

Lajmet Sveçla: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e Deharit janë të pashmangshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>