Sveçla: Arsenijeviq momentin që vjen në territorin e Kosovës do të ndalet

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se politikani serb në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq, të cilit i është gjetur armatim i rëndë ditën e djeshme në Zveçan, nuk ndodhet në Kosovë dhe se është në kërkim nga organet kompetente.

Tutje, Sveçla tha se sipas informatave që ka, janë bastisur edhe tri shtëpitë të tij dhe familjes së tij.

Sveçla ka treguar se çka tjetër është gjetur në shtëpitë e tij, duke theksuar se kjo gjë tregon se Arsenijeviq ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë, organet e ndjekjes janë në kërkim… Momentin që vjen në territorin e Kosovës do të ndalet dhe pastaj është çështje e policisë dhe prokurorisë… Sipas informatave që më janë dhënë, tre prona të tjerë të tij dhe familjes së tij janë bastisur dje. Ndër të tjera, janë gjetur edhe pajisje për kriptovaluta që është shkelje doganore, një jelek antiplumb dhe disa gjëra tjera minore, gjë që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, tha Sveçla.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker