Sveçla ankohet tek zyrtarët evropian se Serbia po trajnon grupe për realizim të sulmeve në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në këtë takim ka ngritur shqetësimet e tij për trajnimin e vazhdueshëm të grupacioneve në Serbi, për siç ka thënë, realizim të sulmeve të reja në Kosovë.

“Biseduam për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka shkruar se “Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të padrejta të BE-së për të cilat kërkova nga z. Makovec heqjen e tyre”.

Lajmet Sveçla ankohet tek zyrtarët evropian se Serbia po trajnon grupe për realizim të sulmeve në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>