Supremja nuk jep interpretim për gjykimin në mungesë për rastin “Banjska”
“Vendimin për gjykimin në mungesë ose të 42 të akuzuarve për sulmin në bansjkë që gjenden në serbi, Gjykata Supreme ia ka lënë në dorë gjyqtarëve të rastit”.
Gjykata Supreme tha për RTV21 se është në përgjegjësinë e gjyqtarëve që të vendosin për këtë çështje ashtu siç e vlerësojnë, pasi sipas saj, Supremja nuk jep mendime juridike për të tilla çështje.
“Gjykata Supreme e ka njoftuar paraqitësin e kërkesës, se “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund te ngritën edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”. Prandaj, Gjykata Supreme, konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë”.
Reagoi Avokati i familjes së familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjakut, Arianit Koci. Sipas tij, do ishte mirë që për të akuzuarit që gjenden në Serbi të bëhej gjykimi në mungesë por që kjo gjë i mbetët trupit gjykues.
“Nëse nuk e jep Supremja atëherë kush do ta jep sidoqoftë ia paskan hape rrugën kryetarit të turpit gjykues qe me vendos e që me pas kjo me u sistemi si praktikë juridike me qenë vend gjyqtarit kisha vazhduar tutje me gjykimin ne mungesë.. pret që pas një kohe ata do t’i dorëzojë Serbia”, tha Koci për rtv21
Gjykata Themelore më Prishtinë ndërkaq, nuk bëri të ditur se si do të veprojë për këtë çështje nëse do të ketë një vendim për gjykim në mungesë ose jo.
Njohës të sistemit të drejtësisë vlerësojnë se gjyqtarët nuk duhet të futen në procedura të gabuara pasi që gjykimi në mungesë nuk është i lejuar në rastin e Banjskës.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se gjykimi në mungesë edhe për rastin “Banjska” mund të zhvillohet vetëm në rast të ndryshimit të dispozitës ligjore për këtë çështje.
“Kryetari duhet të zbatojë ligjin, ligji është i qartë se lejon mundësinë e e gjykimit në mungesë për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Për mos me u futë në procedura të gabuara duhet të veçojë procedurën penale në raport me të tjerët. Nëse vendos për gjykimin në mungesë ai vendim gjyqësor do të jetë vështirë e konfirmuar nga ana e gjykatave të tjera të apeli e supremes… dhe do ndikonte në zvarritjen procedurës penale. MD ka mundësi ta ndryshojë atë norme ose nenin 303 dhe t’ia lejojë gjykimin mungesë për të gjitha veprat kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.”, tha Fejzullahu.
Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, gjykimi mund të vazhdojë vetëm ndaj atyre që gjenden në paraburgim në Kosovë, ndaj të cilëve është veçuar procedura penale.
Inczimi: Astrit Kolaj-Instituti i Kosovës për Drejtësi
“Nuk i mbetet tjetër gjyqtarit gjykues vetëm t’i zhvillojë procedurat gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në paraburgim dhe të pritet kapja e të tjerëve”, Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi
Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit./RTV21/21Media