Sulmuan “One Albania”, hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e abonentëve për 1 BITCOIN

Më 25 dhjetor të vitit që lamë pas hakerat e grupimit “Drejtësi për Atdheun”, të njohur ndryshe në gjuhën angeze si “Homeland Justice” morën në duar të dhënat e mijëra shqiptarëve nga sistemet e kompanisë celulare “One Albania”.

Përmes një postimi në platformën “Telegram” ata njoftuan se kishin në duar të dhëna deri në 2 petabajt. Ndërkohë, së fundmi një tjetër njoftim ka ardhur nga “tmerri” i institucioneve dhe kompanive të cilët kanë arritur në futen në sistemet e tyre.

“Homeland Justice” ka bërë me dije se disponojnë 259 terabyte të dhëna të shqiptarëve nga Eaglemobile.al, sot pjesë e One Albania dhe do i sheshin për 1 Bitcoin, ose ndryshe për gati 40 mijë euro.

Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16 Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar ditë-natë me mediat për të fshehur dënim e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”, thuhet në njoftim.

Ky grupim hakerash, i njëjti me atë që sabotoi sistemet qeveritare të Shqipërisë një vit më parë, bëri me dije më herët se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom. MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”, thuhej në njoftim.

Lajmet Sulmuan “One Albania”, hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e abonentëve për 1 BITCOIN >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>