Sulmohet me mjete të forta një 64-vjeçar në Shtime

Tre persona dyshohet se kanë rrahur me mjete të forta një person sot në fshatin Belincë të Shtimes.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Shtime më pas edhe në Emergjencë në Ferizaj.

Ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuarit: N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Këto informata i dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Lajmet Sulmohet me mjete të forta një 64-vjeçar në Shtime >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>