Sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Serbi, Ehat Miftaraj kërkon reagimin e ambasadorëve të huaj

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas sulmit në Serbi të autobusit me mërgimtarë nga Kosova në drejtim të Gjermanisë.

Miftaraj thotë se Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e huaj duhet të reagojnë për sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve.

“Bashkimi Evropian, ambasadorët e huaj në Beograd a do reagojnë për sulmet kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve që udhëtojnë nëpër Serbi?”.

Madje, Miftaraj thotë se institucionet shtetërore duhet të mos mbajnë fjalime në rrjete sociale, por të merren me diplomaci.

“Qeveria, Presidenca, MPJ sa na mbajnë fjalime nëpër Facebook, koha është të merren me diplomaci përmes rrugëve zyrtare, me kërku sqarime, llogari” ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Kujtojmë se nga kompania “Fadili Tours” kanë konfirmuar se nga ky sulm nuk ka të lënduar.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!