Sulmi nga Irani/ Biden: Mbështetja për Izraelin, e palëkundur

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se mbështetja amerikane për Izraelin i vënë nën sulme nga Irani, mbetet e palëkundur.

Deklaratën Biden e bëri gjatë një postimi në rrjetin social X, shoqëruar edhe me foto nga takimi urgjent që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e sigurisë.

Në fokus ishte pikërisht agresioni ushtarak iranian ndaj shtetit hebre, sulme të cilat nisën mbrëmjen e 13 prillit me dronë kamikazë dhe raketa balistike.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij është i palëkundur”, tha Joe Biden në rrjetin X duke postuar një foto të takimit në Sallën e Situatave.

Lajmet Sulmi nga Irani/ Biden: Mbështetja për Izraelin, e palëkundur >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>