Sulmi në Banjskë / Shtuni: Kosova të kryej hetimet dhe të ngre padi ndaj personave përgjegjës

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni, ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ndër të tjera edhe për sulmin terrorist të Banjskës.

Duke e cilësuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë si sulm paramilitar, Shtuni thotë se institucionet e Kosovës duhet t’i kryejnë hetimet për këtë sulm dhe të ngritin padi ndaj personave përgjegjës.

“Unë mendoj që sulmi në Banjskë, shkon përtej terrorizimit. Ishte një sulm paramilitar, i cili kishte formën e një kryengritje të armatosur, me qëllim të qartë për të cenuar rendin kushtetues të Kosovës, por edhe me potencial për destabilizimin e rajonit. Duhet të ketë aktakuza të qarta nga autoritetet vendore në Kosovë”, tha ai për Radio Kosovën.

Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, thotë se tensionet në Ballkanin Perëndimor nuk mund të përjashtohen. Ai e sheh shqetësuese ngritjen e influencës ruse në rajon dhe mendon se sulmet hibride do të kenë rritje.

Lajmet Sulmi në Banjskë / Shtuni: Kosova të kryej hetimet dhe të ngre padi ndaj personave përgjegjës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>