Sulmi në Banjskë / Çfarë po ndodh me Radojiçiqin dhe çfarë po bën Prokuroria serbe?

Tash e katër muaj, prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ende po e heton dëshminë e Radoiçiqit dhe po mbledh prova.

Organizimin e sulmit terrorist në Banjskë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, i afërt me partinë në pushtet në Serbi, Milan Radoiçiq, i cili më vonë mohoi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej. Prokuroria në Serbi dyshon për tregti me armë dhe veprime kundër sigurisë së përgjithshme. Masa e vetme ndaj tij për momentin është që të mos largohet nga vendbanimi. I është konfiskuar pasaporta, ndërsa Interpoli lëshoi një urdhër arresti për të dhe 19 persona të tjerë.

“Formalisht Serbia duhet ta ndjekë urdhrin e Intepolit, por kemi edhe përjashtime në vende tjera evropiane. Mirëpo jam i sigurt se fillimi i procedurës në Serbi kundër tij është vetëm një çështje mashtrimi për ta mbrojtur atë nga çdo procedurë tjetër dhe jo për ta kryer një hetim real”, thotë Aleksandar Ollenik, jurist.

Mund të thuhet se veprimi aktual i Interpolit tregon për një mungesë besimi ndaj hetimeve në Beograd dhe pakënaqësi me atë që është bërë deri më tani ne rastin e Banjskës”, thotë Lluka Jovanoviq nga Forumi për Siguri dhe Demokraci.

Beogradi zyrtar mohon përfshirjen në sulmin në Banjskë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i kërkon Serbisë që të bashkëpunojë dhe t’i sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Lajmet Sulmi në Banjskë / Çfarë po ndodh me Radojiçiqin dhe çfarë po bën Prokuroria serbe? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>