Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Begaj: Çdo përshkallëzim i mëtejshëm sjell pasoja të pakthyeshme për botën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënoi sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.

Në një deklaratë të postuar sot në “X”, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë kundër veprimeve që kërcënojnë paqen dhe sigurinë.

Kreu i Shtetit bën të ditur se Shqipëria shpreson në shmangien e këtij konflikti, ndërsa thekson edhe pasojat në një shkallë më të gjerë që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme:

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedent të Iranit ndaj Izraelit dhe përcjell shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, si dhe të ketë pasoja të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë.”

Lajmet Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Begaj: Çdo përshkallëzim i mëtejshëm sjell pasoja të pakthyeshme për botën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>