Suharekasi e bën llom gruan e tij, përfundon në ndalim policor

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë.

Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë vitit që lamë pas janë raportuar mbi 2 mijë e 500 raste të dhunës në familje.

E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje në Peqan të Suharekës, ku dyshohet se burri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se 38-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe për pasojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici. Bazuar në dëshminë e saj, rrahja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ky bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!