Suedia publikon listën lojtarëve kundër Shqipërisë

Suedia do të përballet me Shqipërinë me datën 25 mars, në një ndeshje miqësore.

Për takimin që do të mbahet në “Friends Arena”, trajneri i suedezëve, Jon Dahl Tomasson ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar.

Në mbrojtje spikat futbollisti i Manchester United, Victor Lindelof.

Nuk mund të lihet pa përmendur sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak.

Në fakt, një pjesë e lojtarëve të ftuar aktivizohen në kampionatin vendas, ndërsa ka prej tyre që luajnë në kampionate të ndryshme europiane si ai anglez, gjerman apo edhe italian.

Ndeshja e fundit direkte mes kombëtares së Suedisë dhe Shqipërisë daton në vitin 2009, ndeshje në të cilën kuqezinjtë u imponuan me shifrat 4-1.

Në 5 takimet e fundit ndaj këtij kundërshtari, përfaqësuesja jonë numëron 3 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore.

Kujtojmë që ekipi i drejtuar nga SIlvinho ka në program edhe nëj tjetër miqësore në muajin mars. Bëhet fjalë për sfidën me Kilin, me datën 22.

Lajmet Suedia publikon listën lojtarëve kundër Shqipërisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>