Stuhia dimërore në SHBA, 28 të vdekur dhe 300 mijë shtëpi pa energji elektrike

Të paktën 28 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa vendi po përballet me një stuhi brutale dimërore duke sjellë edhe anulime të udhëtimeve.

Stuhia kanë lënë pothuajse 300,000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike, pasi temperaturat kanë rënë shumë nën zero gradë.

LEXO EDHE KETE

Gjuajtje me armë si nëpër filma: 1 i vrarë, i plagosur dhe 5 të arrestuar në natën e Krishtlindjeve në Minesota (SHBA)

13 shtete janë duke luftuar për të përballuar presionin e motit ekstrem dhe mungesën e energjisë elektrike. Qytetarët amerikanë përpos kushteve atmosferike, janë duke u përballur dhe me problemet në gaz dhe mungesë të druve të zjarrit në mënyrë që të përballojnë të ftohtin.

Në Montanaraportohet se temperaturat kanë arritur të zbresin deri në -45.6C (-50F) më herët gjatë stuhisë, ndërsa temperatura më e ulët e djeshme i përkiste qytetit të largët të Havre, gjithashtu në Montana, i cili arriti në -39C (38F).

Në Maine, më shumë se 107,000 prona janë pa energji elektrike dhe shefat e ndërmarrjeve kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë përpara se furnizimi të restaurohet plotësisht, ndërsa disa shtete të tjera u kanë kërkuar klientëve të shkurtojnë përdorimin e tyre për të shmangur ndërprerjet e energjisë elektrike.

Më shumë se 1,100 njerëz kanë kërkuar ndihmë duke u strehuar në 5 strehimore. Po ashtu disa prej strehimoreve kanë improvizuar duke ngritur tenda në mënyrë që qytetarët të mos të ngelen rrugëve.

Në disa shtete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme./Rahoveci.info.info/

Lajmet Stuhia dimërore në SHBA, 28 të vdekur dhe 300 mijë shtëpi pa energji elektrike >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!