Studiuesi: Fjalët e greqishtes së vjetër janë të gjitha me orgjinë shqipe

Vjetërsia e gjuhës shqipe dhe ndikimi që ajo ka pasur në gjuhët e tjera të rajonit, ka qenë shpesh herë në qendër të diskutimeve.

Ka gjuhëtarë të cilët flasin për ndikimin grek në gjuhën shqipe, por ka dhe nga ata që thonë se gjuha e lashtë greke, në fakt është thjesht gjuhë shqipe me dialekt.

Albert Nikollaj, në një intervistë për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, thotë se fjalët e greqishtes së vjetër janë të gjitha me orgjinë shqipe.

Studiuesi dha një shembull, mbi një shkrim grek që ai e shpjegon se është shqip. Po ashtu Nikolla theksoi se Akademia e Shkencave nuk ka bërë klasifikimin e shkrimeve në gjuhën ilire.

Duhet pranuar që aktualisht në gjuhësinë shqiptare, ka shumë persona që botojnë libra pafund bazuar në ngjashmërinë fonetike të fjalëve, por kjo nuk shkencore për një arsye të thjeshtë. Prsh. fjala ‘man’ e gjuhës shqipe është e njëjtë nga ana fonetike me fjalën man të anglishtes. ‘Man’ në gjuhën shqipe është një lloj druri, kurse në anglisht është burri. Pra të mbështetësh vetëm në aspektin fonetik, nuk kemi të bëjmë me një etimologji të saktë. Është etimologji popullore që e bën gjuhën qesharake.

Kuptimi i fjalës dhe origjina e fjalës duhen kërkuar brenda fjalës në strukturën e fjalës. Pjesa më e madhe e gjuhëtarëve të gjuhësisë botërore kanë qenë albanolog. Duhet të kemi parasysh se vetëm tre gjuhë në botë kanë pasur të drejtën të quhen gjuhë më vetë. Është gjuha Sumere, që ka shkencën sumerologjike, gjuha egjiptiane, shkenca e egjiptologjisë, dhe gjuha Shqipe që ka shkencën e Albanalogjisë. Këto gjuhë konsiderohen si gjuhe aksionale në gjuhësinë botërore.

Akademia e Shkencave nuk ka bërë klasifikimin e shkrimeve në gjuhën ilire. Fjalët e greqishtes së vjetër janë të gjitha me orgjinë shqipe. Nëse shkon në muzeun e Athinës gjen një gur të shkruar ‘Dielli a Ati’ që është në gegnisht ‘Dielli është ati’ si këto janë me mijëra. Akademia e Shkencave nuk është mbledhur që ti përcaktojë shkrimet dhe të thotë se cilat i përkasin ilirishtes”, tha Nikollaj.

Lajmet Studiuesi: Fjalët e greqishtes së vjetër janë të gjitha me orgjinë shqipe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>