Studimi i ri hedh dritë mbi origjinën e rrushit

Një kërkim ndërkombëtar gjenetik, më i madhi i këtij lloji deri më sot, po hedh më shumë dritë mbi origjinën e rrushit dhe të verës.

Studimi arriti në përfundimin kultivimi i rrushit filloi 11,000 deri në 11,500 vjet më parë, në dy vende të ndryshme, në Azinë Perëndimore dhe Kaukazin e Jugut. Në Ballkan, vlerësohet se vreshtaria u shfaq rreth 8700 vjet më parë, pasi fermerët anadollakë migruan në Perëndim.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Yang Dong i Universitetit Bujqësor Yunnan të Kinës, i cili botoi në revistën Science, kryu analiza gjenetike në më shumë se 3,000 mostra rrushi nga 16 vende, duke përfshirë edhe bimë në koleksione private që nuk ishin studiuar kurrë deri më tani si dhe hardhitë e egra “Vitis sylvestris”, dhe “Vitis vinifera”.

Ku, kur dhe si filloi kultivimi i hardhisë ka qenë një mister që i ka munduar shkencëtarët prej vitesh. Megjithëse rrushi dhe verërat janë shumë të rëndësishme nga pikëpamja kulturore, historia e tyre ka qenë një mister. Hipoteza të ndryshme janë propozuar, por janë të vështira për t’u konfirmuar.

Çfarë tregoi studimi i ri

Deri më tani, nuk ishin analizuar gjenetikisht varietete të mjaftueshme rrushi, diçka që hulumtimi i ri mundi ta bënte për herë të parë, kështu që mendohet se jep një pamje më të besueshme. Një pikëpamje që mbizotëronte më parë ishte se hardhitë e kishin origjinën nga një vend në Azinë Perëndimore dhe prej andej u përhapën kudo.

Por studimi i ri tregon se kishte një origjinë të dyfishtë të hardhisë së kultivuar në Kaukazin e Jugut, dhe në të dyja konsumimi i rrushit, filloi pothuajse njëkohësish kultivimin e drithërave. Vreshtaria nga Kaukazi i Jugut pati një përhapje të kufizuar dhe një ndikim relativisht të vogël, ndërkohë ishin hardhitë ngaazia Perëndimore që dominoi përfundimisht ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, bazuar në teorinë mbizotëruese deri më tani, rrushi për verë filloi të kultivohej para rrushit të tryezës (si fruta), hulumtimi i ri arriti në përfundimin se të dy filluan të kultivohen paralelisht. Krahasuar me rrushin e tryezës, rrushi për verë është përgjithësisht më i vogël, me lëkurë më të trashë dhe më pak sheqer, me karakteristika më të ngjashme me ato të hardhisë së egër.

Studimi zbuloi gjithashtu se origjina e verës në Evropë lidhet me kryqëzimin midis hardhive të egra të Evropës Perëndimore dhe hardhive të zbutura të Lindjes së Afërt që fillimisht u përdorën si burim ushqimi. Në ndryshim nga drithërat, në Evropë kishte popullata të hardhive të egra, të cilat më pas kryqëzoheshin me hardhitë e importuara të zbutura.

Studiuesit kanë identifikuar disa gjene që përmirësojnë shijen, ngjyrën dhe strukturën e rrushit dhe që mund të ndihmojnë prodhuesit e sotëm të verës të krijojnë varietete që janë më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike dhe sëmundjeve të bimëve. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!