Studimi/ Fëmijët dhe të rinjtë të alarmuar për ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor

Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri i njohin efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike dhe i përceptojnë me ndikim edhe në shëndetin mendor.

Sipas një studimi të bërë në 6 bashki të vendit, adoleshentët e shohin ndryshimin e klimës me ndikim tek ankthi (61.5%) dhe problemet e gjumit(40.6%).

Nga ana tjetër, sipas studimit të realizuar nga organizata World Vision Albania, të rinjtë artikulojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor që përfshijnë depresionin (40.3%), ankthin (47.6%) dhe problemet e gjumit (50.8%).

Studimi nxjerr në pah gjithashtu, se fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri shprehin shqetësim për ndikimet e ndryshimeve klimatike në jetën e përditshme. Sipas të dhënave të World Vision Shqipëri, rezulton se 52% e të rinjve të anketuar shprehen të shqetësuar për humbjen e biodiversitetit, kërcënimet shëndetësore dhe ndryshimet klimatike në rang global.

Nga ana tjetër, 50% e adoleshentëve shprehen të shqetësuar kryesisht për ndikimet e drejtpërdrejta në jetën e përditshme dhe pasojat e mundshme shoqërore, ndërsa 34% e fëmijëve janë të shqetësuar, kryesisht për motin e paparashikueshëm dhe kërcënimet e drejtpërdrejta shëndetësore.

Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Ballkanit që rrezikon të preket më shumë nga ndryshimet klimatike dhe që pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka patur një rritje të temperaturave mesatare vjetore me 1°C, si edhe shtim të zjarreve, përmbytjeve dhe stuhive.

Lajmet Studimi/ Fëmijët dhe të rinjtë të alarmuar për ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>