Stoltenberg me lëvdata për Rutten: Po e lë NATO-n në duar të mira
Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka lavdëruar pasardhësin e tij në krye të Aleancës, Mark Rutte.
“Marku është një transatlanticist i vërtetë, një lider i fortë dhe një ndërtues i konsensusit. I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n. E di që po e lë NATO-n në duar të mira”, tha ai, raporton The Guardian.
Mark Rutte, kryeministri holandez në largim, është zgjedhur zyrtarisht si sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s.
Aleanca ushtarake tha në një deklaratë se “Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg”.
“Z. Rutte do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës”, u tha në njoftim.
Lajmet Stoltenberg me lëvdata për Rutten: Po e lë NATO-n në duar të mira >> Rahoveci INFO.