Stano paralajmëron vizitën e Lajçak edhe në Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka folur për vizitën e të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak në Kosovë.
Ai ka deklaruar se vizita e Lajçak në Prishtinë vjen të kuadër të përpjekjeve për fillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu zëdhënësi i BE-së zbuluar se Lajçak ka në plan të vizitojë Serbinë së shpejti, për të diskutuar për hapat e ardhshëm rreth dialogut.
Gjatë së hënës, Lajçak është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe në mbrëmje pritet të takohet me Besnik Bislimin, kurse të nesërmen pritet të takohet me përfaqësues të partive opozitare.
Lajmet Stano paralajmëron vizitën e Lajçak edhe në Serbi >> Rahoveci INFO.