Spitali i Pejës konstaton vdekjen e një të burgosuri

Ka vdekur në Spitalin e Pejës personi i burgosur me inicialet H.M. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i njëjti ka qenë vazhdimisht në trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes që kishte.

“Sonte rreth orës 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhdueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.

Autopsia do ta vërtetojë shkakun e vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se në orën 19:30, në Spitalin e Pejës, është konstatuar vdekja e të burgosurit, H.M.

I njëjti ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.

Sipas dosjes mjekesore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.

Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!

Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Lajmet Spitali i Pejës konstaton vdekjen e një të burgosuri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>