Spiropali thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

(Lajm i përditësuar)
Spiropali thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet strategjik i Shqipërisë.
Ajo në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është krucial për kombin shqiptar.
Kryekuvendarja shqiptare foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se i njëjti duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Dialogu Kosovë-Serbi duhet te ketë medoemos njohjen reciproke përmes arritjes së marrëveshjes përfundimtare”, tha ajo.
Ajo dënoi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit veri të Kosovës.
Ndërkaq, tha se po ndjek me shqetësim edhe çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriun.
Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë fjalimit të saj në seancën e përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se Shqiptarët duhet të takohen gjithandej.
Mes tjerash, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve nga Kosova e Shqipëria, që të qëndrojnë të bashkuar.
“Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni”, u shpreh ajo në fillim të fjalimit
Në që po takohemi jemi pak duhet të ishim me qindra e mijëra. Nuk prish punë që nuk na nxë kjo sallë ka salla të tjera që na nxë, janë fushat, pllajat luginat ku mundemi me u taku e me u ç’mallë e me u mirëkuptu. Derisa toka të dridhet nën kombët tona, derisa Zoti të habitet, derisa Adem Jashari të lëviz në varr, derisa bota të mësojë cilët jem e çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë. Halli është se me arritë deri të supertakimi me realizu hiperbashkimin duket heret, duhet me pritë! Kur s’ke pulën duhet me ngrën shpend tjetër thotë populli po doni ju se edhe ky shpend qenka fort i shijshëm sot në këtë takim” u shpreh ajo./21Media