Specialja insiston për ekstradimin e Dritan Goxhajt, Gjykata e Lartë vendos nesër
Do të mbahet nesër seanca në Gjykatën e Lartë, për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.
Prokuroria e Apelit ka berë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila ka caktuar për nesër, datë 9 korrik 2024, seancën gjyqësore, ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Prokurori që ka bërë kërkesën është kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi, ndërsa relator është Ilir Panda. Ky i fundit në këtë proces është edhe relator edhe gjyqtar. Pjesa tjetër e trupës gjykuese në Dhomën e Këshillimit janë Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.
Lajmet Specialja insiston për ekstradimin e Dritan Goxhajt, Gjykata e Lartë vendos nesër >> Rahoveci INFO.