SPAK thërret ish-bashkëshorten e Arben Ahmetajt

SPAK përfundon hetimet për ish-zv/kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj dhe pritet t’i komunikojë akuzat penale në cilësinë e të pandehurit, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Avokatet e Ahmetajt ishin ftuar të enjten për të firmosur përfundimin e hetimeve, por u njoftuan më pas se këto veprime do të kryheshin javën e ardhshme për arsye teknike. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme nuk pati një reagim për rastin, por burimet thanë se ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë ngritur akuzat e korrupsionit në 6 raste, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ahmetaj akuzohet se ka përfituar ryshfet nga bosët e inceneratorëve Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, te cilëve po ashtu do t’ju komunikohen akuzat zyrtare.

Avokati i Zotos, Ardian Leka tha se SPAK e shtyu për javën e ardhshme komunikimin e akuzave.

E reja në këtë proces ishte ftesa e SPAK për ish-bashkëshorten e Ahmetajt, Albima Macka. Avokati i saj Ermir Beta tha se pritet të mësojë për statusin penal të të mbrojturës prej tij, nëse është ngritur ose jo akuzë zyrtare.

Ahmetaj prej muajsh është në arrati dhe sipas te dhënave ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar strehim politik.

Lajmet SPAK thërret ish-bashkëshorten e Arben Ahmetajt >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>